-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A po afrohet marrëveshja? Një delegacion amerikan prej 25 biznesmenësh i shkon nesër Vuçiqit në zyrë

Rekomandime

Një delegacion amerikan me 25 biznesmenë do t’i shkojë nesër në zyrë të parit serb, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Tanjug, që konfirmoi se delegacioni gjegjës do të jetë nga Shtetet e Bashkuara.

Tutje, thuhet se ky është takimi i parë ekonomik i këtij lloji në rajon në 20 vitet e fundit.

“Në delegacionin amerikan do të jenë të pranishëm përfaqësues të rreth 25 kompanive dhe do të jetë edhe misioni i parë ekonomik i qeverisë amerikane në rajon pas më shumë se 20 vitesh”, njoftoi zyra e Vuçiqit.

- Advertisement -

Sinjale
Javëve të fundit, sa herë që është diskutuar formati i marrëveshjes, njëra prej pikave kyçe ka qenë se Serbia do të jetë përfituese ekonomike.

Madje, sipas zërave, aq shumë sa do të jetë dominuese në rajon, kjo gjithmonë si dëmshpërblim ndaj lëshimit pe karshi raportit me Kosovën.

- Advertisement -

Në anën tjetër, vendi ynë do të fitonte integrimin euro-atlantik dhe mosbllokim rruge në këtë drejtim nga ana e autoriteteve.

Hidhërimi amerikan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ndanë të pakënaqura me kryeministrin tonë, Albin Kurti, për shkak të vendimit të të parit të ekzekutivit kosovar për çështjen e targave.

Ani pse e pranonin se Kosova ka të drejtë në këtë çështje, kërkonin që vendimi të shtyhet për 10 muaj të tjerë, si rrjedhojë e zhvillimeve.

Kurti refuzoi një gjë të tillë, me amerikanët që më pas deklaruan pakënaqësinë e tyre.

“Për tri javë, nga 1 nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit. Nga 21 nëntori e deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Dhe nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj tjerë. Dhe nga 21 prilli nuk do të lejohen targa ilegale në Kosovë”, ishte vendimi që s’iu pëlqeu amerikanëve, dhe jo vetëm.

Kjo u pa edhe në një komunikatë të departamentit amerikan të shtetit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas partnerëve tanë ndërkombëtarë, i kërkojnë qeverisë së Kosovës që të zgjasë periudhën e zbatimit të vendimit për targat. Kosova ka të drejtë të zbatojë regjimin e targave sipas Marrëveshjes së Brukselit, por zgjatja e afatit është në interes të përparimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, thuhej në reagimin e SHBA-së.

Afati
Nuk është precizuar në asnjë dokument zyrtar, megjithatë, raportohet se një gjë e tillë duhet të ndodhë deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Siç shkruante në një tekst të publikuar nga Albanian Post, palët do të kenë shumë përfitime, në afat të mesëm dhe të gjatë”, nëse bëhen pjesë e këtij plani të ri ndërkombëtar, por po ndodhi e kundërta është treguar “edhe një shkop shumë i ashpër”, për këdo që nuk tregohet konstruktiv në këtë fazë.

Pajtimi i parë duhet të arrihet më së largu deri me 24 shkurt. Serbia në këtë fazë s’ka nevojë ta ndryshojë Kushtetutën e saj. Njëjtë, Kosova duhet ta themelojë Asociacionin, por pa e ndryshuar Kushtetutën.

Asociacioni nuk do të jetë një OJQ, megjithatë, për momentin, nuk do të themelojë nivel të ri të pushtetit. Nëse arrihet pajtim, ka pako financiare. Nëse nuk arrihet, “shkop të rëndë” për palën penguese, gjithnjë sipas mediumit në fjalë./Nacionale

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit