3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

A po bartet dialogu përsëri ne SHBA? Hoti pritet të vizitojë Washingtonin

Rekomandime

Gjatë muajit gusht, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, planifikon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të Klan Kosovës. Në këtë vizitë ai pritet të takojë zyrtarët më të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan dhe si temë kryesore pritet të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Sipas burimeve të klankosova.tv, Hoti pritet të takojë Sekretarin e Jashtëm të SHBA-se, Mike Pompeo. Një vizitë e tillë zyrtarisht nuk është konfirmuar as nga kryeministri e as nga zyrtarët tjerë qeveritarë në Kosovë, përkundër insistimit të Klan Kosovës.

Përpos tij, një takim pritet të ndodhë edhe me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer, i cili është emisar special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Që nga rinisja e dialogut në Bruksel, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të involvuar dhe të informuar me procesin nëpërmjet zyrtarit të lartë në Departamentin e Shtetit, Philip Reeker.

- Advertisement -

Klan Kosova mëson se Hoti dhe Reeker janë duke komunikuar intensivisht lidhur me procesin e dialogut me Serbinë. Nuk dihet nëse kryeministri ynë mund të takohet edhe më emisarin special të presidentit Donald Drump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Burime të Klanit theksojnë se ShBA-të i kanë dhënë një shans BE-së që të dëshmojë përkushtimin dhe vendosmërinë për ta sjellë në binarë dialogun Kosovë-Serbi. Megjithatë, mbetet pikëpyetje e hapur nëse BE do të arrijë t’i bindë palët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme dhe ligjërisht obligative për Kosovën dhe Serbinë.

- Advertisement -

Vizita e Hotit në Amerikë pritet të pasojë pas dështimit të takimit të Washingtonit, në momentin kur u publikua aktakuza e pakonfirmuar nga Prokuroria Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.

Ai takim ishte planifikuar të ndodhë në Shtëpinë e Bardhë nën përkujdesjen e Presidentit Amerikan, Donald Trump, dhe emisarit te posaçëm të tij për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit