-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A po kthehet Qeveria Hoti në pikën zero? Flasin njohësit e Kushtetutës

Rekomandime

Më shumë se katër muaj më parë, Lëvizja Vetëvendosje pati dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për “antikushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit” të deputetit Etem Arifi në seancën ku u bë votimi i Qeverisë Hoti.

Por, kjo Gjykatë ende nuk ka marr një vendim lidhur me këtë rast, të paktën ende nuk është bërë publike.

- Advertisement -

Smaka: Gjykata Kushtetuese po e zvarrit procesin

Riza Smaka

Profesori dhe një prej hartueseve të Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, e ka quajtur zvarritje të Gjykatës Kushtuese rastin e Arifit.

Po ashtu, ai ka shpjeguar se çfarë thotë akti më i lart i vendin në rastin e votimit të Arifit dhe Shalës.

- Advertisement -

Është për tu çuditur madje shumë për pasivitetin, përkatësisht kolaborimin e Gjykatës Kushtetuese me pushtetarët dhe politikat ditore edhe referuar zhagitjes absolutisht të pajustifikuar të vendosjes për invaliditetin juridik të votës së Ethem Arifit të dhënë për formimin e Qeverise aktuale.

Vota e tij sikundër edhe e z. Shala ishte nule ngase sipas nenit 70 par.3 al.6 te Kushtetutës se R K-se, deputetit i pushon mandati kur dënohet mbi gjashtë muaj.

- Advertisement -

Çfarë është shkaku që Gjykata Kushtetuese e zhagit nulimin e votës së tillë. Edhe vota e z Shala pro formimit të Qeverise në fjalë ishte nule konform nenit 70 par.1 të Kushtetutës sepse edhe ai botërisht ka pasë deklaruar se nuk do të votonte për formimin e Qeverise sikundër H. Thaçi e Ramush Haradinaj të mos i kishin hyrë në shtëpi pas mesnate dhe të mos ia kishin ndërruar qëndrimin negativ për këtë ekzekutiv”, ka shpjeguar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, profesori shprehet se Gjykata Kushtetuese duhet të interpretojë drejtë provizionin kushtetues.

Gjykata Kushtetuese kurdoherë duhet të interpretojë drejtë provizionin kushtetues përkatës jashtë rrjedhave dhe interesave politike ditore.

Gjykata Kushtetuese pikërisht në këtë postulat jo njëherë është treguar se ishte dhe është në funksion të politikave ditore në vend të legalitetit dhe konstitucionalizmit!!!”, ka thënë Smaka për “Bota sot”.

Burjani: Nuk ka gjasa të kthimit prapa

Blerim Burjani

Ndërkaq, të njëjtin mendim nuk e ka njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se nuk ka kthim mbrapa, pasi që procesi i zgjedhjes së qeverisë ishte i rregullt.

Nuk ka gjasa të kthimit prapa, çështja së pari në momentin kur ka votuar ai ishte deputet, së dyti, procesi i zgjedhjes së qeverisë ishte i rregullt, pra është procedura, së treti gjykata vetëm verifikon procedurën dhe a është respektuar, pra nuk merret me çështjet tjera”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërkaq, veprimin e VV-së që e dërgoi në kushtetuese këtë rast, Burjani e quan cirk që vazhdon në stilin më rrëzove mua prej kryeministrit tash na ty.

Kjo hajgare e VV dhe të gjithë partive është për tu çuditur, por edhe një cirk që vazhdon në stilin më rrëzove mua prej kryeministrit tash na ty , gjëja më e keqe që kjo që qytetarët tolerojnë njerëz të tillë, ku janë në gjendje çdo muaj me shkarku nga një qeveri derisa të vjen vet në pushtet, ky është problemi kryesor dhe joserioziteti i këtyre njerëzve që jetojnë nga mjegulla.

Pra, ky numër i madh njerëzve që merren me politik bukë e kanë politiken, pra nuk janë orientuar në ekonomi, tregu ku të gjithë do të punonin me djersen e tyre dhe do të fitonin pasuri të ligjshme, jo një jetës që bëjnë sot prej paraziti duke u punësuar me vota të qytetarëve, e qe kjo nuk është punësim, kjo dihet por mandat i qytetarit për shërbim ndaj tyre”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit