1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

A po paralajmëron ankesë Albulena Haxhiu e VV’së për vendimin e PZAP?

Rekomandime

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për votat nga Serbia e që gati 1500 vendvotime të shkojnë në rinumërim.

Haxhiu ka shkruar në Facebook, se me zgjedhjet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë në Kosovë, PZAP ka zgjedhur që të tallet duke dërguar rreth 1500 kuti në rinumën. Këtë institucion ajo e ka quajtur joserioz.

“Me zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë, PZAP ka gjetur të tallet duke dërguar rreth 1500 kuti në rinumërim. Institucion joserioz dhe duket i ndikuar fatkeqësisht”, tha e njejta.

- Advertisement -

Tutje, Haxhiu ka shkruar se megjithatë, kjo nuk e ndalë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kot e kanë, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot, vullnetin e popullit nuk mund ta përmbysin ndonëse tentojnë ta vonojnë jetësimin e tij”, tha ajo.

Të gjitha subjektet kanë të drejtë ankese për këtë vendim brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit