3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

A po përfshihet PDK-ja në Qeveri? flet Isa Mustafa

Rekomandime

Mustafa për përfshirjen e PDK-së në koalicion: Rrethanat kanë ndryshuar, të mos jemi përjashtues
Lideri i LDK’së po thotë po kërkon një qasje të re në raportet ndërpartiake në Kosovë.

Po thotë se kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë rrethanat pas paralajmërimit të aktakuzave dhe marrëveshjes finale me Serbinë.

- Advertisement -

Prandaj, ai po kërkon të mos ketë përjashtime partitë mes vete kur është në pyetje Shteti.

Megjithëkëtë, për çdo ndryshim qëndrimi në raport me PDK’në, Mustafa thotë se do të marrë mendimin e partisë.

Kreu i LDK’së ka folur për mundësinë e përfshirjes së PDK’së në koalicionin qeveritar.

- Advertisement -

Mustafa tha se rrethanat kanë ndryshuar pas propozim-aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit.

Rrethanat kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë pas paralajmërimit të aktakuzave nga Prokurori i specializuar. Edhe mos të ishte kjo, në fund të vitit do duhej të uleshim e të merremi vesh për zgjedhjen e Presidentit.

- Advertisement -

Në çdo variantë mungesa e një dakordimi për zgjedhje të Presidentit na qon në zgjedhje të reja”, tha ai.

I pyetur për mundësinë e përfshirjes së PDK’së në Qeveri, Mustafa ka thënë se gjërat kanë ndryshuar por për çfarëdo vendimi do të marrë mendimin e Partisë.

Në zgjedhjet e fundit jemi deklaruar se nuk bëjmë koalicion me PDK-në. Edhe PDK, pas zgjedhjeve është deklaruar se do të qëndrojë në opozitë.

Mendoj se situata e Pandemisë, paralajmërimi i aktakuzave për një numër të përfaqësuesve të lartë sikurse edhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, kërkon një qasje tjetër.

Të mos jemi përjashtues ndaj njëri-tjetrit dhe të sigurojmë pajtim për çështje jetike për vendin.

Mirëpo, për çdo gjë duhet ta kemi miratimin e organeve partiake, pas një vlerësimi të situatës së re të krijuar”, tha kreu i LDK’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit