3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“A po rrëzohet presidentja Osmani”, flet Deputeti i VV-së

Rekomandime

Deputeti i VV-së, Arbër Rexha, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon Presidenten për shkak të ankesës së ish-deputetit të minoriteteve, Veton Berisha, atëherë do të “përsëritet historia”

- Advertisement -

“Nuk kam diçka zyrtare madje nuk besoj se mund të ketë diçka të vërtetë në të. Nëse më kujtohet atëherë, realisht ka qenë vendim KQZ kryesisht tek votat që Lista Srpska ka hedhur tek minoritetet tjera”, tha ai fillimisht.

“Nuk është çështja tek zotëri Berisha por tek disa deputetë, me sa kujtoj sepse më zure të papërgatitur, atëherë Lista Srpska pati ndarë në vendet ku është shumicë tek disa deputetë tek të cilët do të ushtronin ndikim. Atëherë KQZ pati vendos se forma e votimit ka qenë jolegjitime”, shtoi ai.

Tutje, ai tha se që të merren dy vite kohë për një vendim të tillë është e pakuptimtë.

- Advertisement -

“Unë nuk mund të konkludoj për paragjykime pa pasur vendim. Por nëse mund të jetë i tillë, një vendi, mendoj se përsëritet rasti kur VV-në në formë jolegjitime në kohë të pandemisë e patën rrëzuar. Kanë kaluar dy vjet të qeverisjes dhe ish-deputeti ën fjalë e pati bërë ankesën qysh në fillim. Tani po u dashkan dy vite të vendoset, kjo më fut në disa tema të cialt realisht nuk janë të përshtatshme për idenë që Gjykata Kushtetuese të vendosë për diçka që ka mundur të jetë jolegjitime”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit