1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A u ndanë ministritë në mes të VV-së dhe LDK-së? Flet Besian Mustafa

Rekomandime

Në media u raportua se ministritë në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së janë ndarë, ku LDK-ja ka zgjedhur Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Forcës së Sigurisë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

- Advertisement -

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai ka thënë se se nuk ka pasur takim në mes të dy partive dhe nuk ka ndarje të ministrive.

“Nuk ka pasur takim, andaj nuk ka ndarje te ministrive”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së.

- Advertisement -

Ndryshe, LDK kanë deklaruar së fundmi se do të vazhdojnë bisedimet me VV-në për të arritur një marrëveshje të baraspeshuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit