Duket se Agim Veliu ka marrë edhe një shkarkim të radhës, në këta pak muaj.
Sipas disa publikimeve nga disa aktivistë të Lidhjes Demokratike, Agim Veliu, nuk është më kryetar i degës së kësaj partie në Podujevë.
Këtë post duket se tani e tutje do ta drejtojë ish-deputeti, Ekrem Hyseni.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e para një ore, ku janë zyrtarizuar disa kandidatura për kryetarë komunash.
Ndërsa, Veliu ka udhëhequr me degën e LDK-së në Podujevë për më shumë se dy dekada.
Ai kishte qenë kryetar i Podujevës për pesë herë radhazi.
Gazeta Blic ka provuar të flas me Veliun, por i njejti ka mbyllur telefonin, duke mos u përgjigjur në shumë thirrje të redaksisë.