2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

A u vodh çanta me dokumente e para në Bruksel? Flet Skender Hyseni

Rekomandime

Gjatë ditës së sotme në media u publikua lajmi se delegacionit kosovar për bisedime Kosovë-Serbi, në njërën prej vizitave në Bruksel i është vjedhur çanta me dokumete konfiedenciale.

Pak minuta pas këtij raportimi, u lajmërua anëtari i këtij ekipi, Muhamet Mustafa, i cili mohoi se në Bruksel u vodhën dokumente të shtetit, ai tha se çanta iu vodh atij në të cilën kishte dokumente personale dhe të holla.

- Advertisement -

Por, para reagimit të tij, media ka kontaktuar me koordinatorin shetetëror për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, për të mësuar versionin e palës së Kosovës për këtë ngjarje.

Në një bisedë telefonike, Hyseni ka deklaruar se lajmi për vjedhjen e çantës me dokumente të shtetit “është spekulim i pakrypur”.

Kjo është tërësisht e pavërtetë, një spekulim i pakrypë, asnjë dokument konfidencial i delegacionit shteteror të Kosovës nuk është vjedhur asjëherë askund.

- Advertisement -

Në delegacion kanë qenë pesë veta, sa i përket delgacionit është spekulim i kulluar, asnjë dokument konfidencial i delegacionit nuk është vjedhë, për çdo gjë tjetër mund ta kontaktoni Muhamet Mustafën, sepse ai nuk e ka mbajtur të fshehtë që i janë vjedhur do të holla”, tha Hyseni.

Ndërsa, anëtari i këtij ekipi Muhamet Mustafa tha se vjedhja është personale, e cila sipas tij nuk ka të bëjë me dokumentet e shtetit.

- Advertisement -

Në reagimin e tij në Facebook, Mustafa shkroi se dokumentet i janë kthyer më vonë ndërsa të hollat jo.

Mua me ka ndodhur te humbi ( ose te me vidhet) canta ku kam pase dokumente personale dhe te holla. Pas nje kohe dokumentet jane kthye, por te hollat jane marre. Pra eshte nje rast i nje humbje personale dhe nuk ka asgje te beje me delegacionin, tentimet qe nga kjo te ndertohet nje “skandal” jane apsurde”, tha ndër të tjera ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit