2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

AAK nuk po e kontakton, Albena Reshitaj merr oferta nga pozita

Rekomandime

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, kishte qëndruar në seancën për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, gjë e cila nuk i kishte pëlqyer anëtarëve tjerë të AAK’së, andaj edhe që atëherë qëndrimet e partisë ndaj saj kanë ndryshuar, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Megjithatë, Reshitaj e ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka treguar se për dallim nga AAK’ja, ajo ka marrë oferta nga partitë tjera politike, përfshirë edhe nga ato në pozitë.

“Partitë politike kanë nevojat e tyre që të rrisin edhe numrin e deputetëve. . Partitë tjera politike më kanë bërë ftesa. Unë i falënderoj dhe i vlerësoj të gjitha për qasjen e tyre ndaj meje dhe ftesat e tyre”, ka thënë ajo.

Reshitaj ka deklaruar se vendimi i saj për të qëndruar në sallë në ditën kur është votuar për presidenten ka qenë i drejt, dhe se një gjë të tillë sipas saj do të duhej ta bënte edhe subjekti të cilit i takon, në mënyrë që konstituimi i institucioneve të mos varej nga Lista Serbe.

- Advertisement -

“Unë kam kërkuar që ky vendim të jetë i përbashkët dhe kam dhënë arsyetimet, kam argumentuar pse Aleanca duhet të jetë në seancë. Edhe Aleanca si grup parlamentar duhet të ishte aty, jo ndoshta për ta votuar, por për të dhënë mesazhin më të mirë që nëse ju keni vendosur t’i jepni besim dikujt tjetër ne do të qëndrojmë që të konsitituohen institucionet, e jo të presim nga 8 orë si kemi pritur mëherët që të vie Lista Serbe. Ka qenë gabim kur ne kemi varur nga Lista Serbe konsituimin e institucioneve tona”, ka shtuar ajo.

Përndryshe, Reshitaj ka thënë se brenda AAK’së duhet të ketë reforma.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit