4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

AAK prish koalicionin me PDK-në

Rekomandime

Qeverisjes së përbashkët ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Gjakovë, i ka ardhur fundi.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se në Kuvendin e Gjakovës është miratuar Buxheti pë vitin 2020, pa mbështetjen e asamblistëve të PDK-së.

- Advertisement -

Kjo është arsyeja që Gjini sot ka prishur koalicionin me PDK-në dhe ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë zyrtarëve politik të emëruar nga PDK.

“Sot kaloi buxheti i Komunes se Gjakovës për vitin 2020. Gjatë votimit, PDK ishte kundër, gjë të cilën edhe e paralajmëroi. Meqenëse në demokraci koalicionet krijohen për krijimin e shumicës parlamentare, një i tillë nuk ka kuptim nëse shumica dështon. Prandaj sot e kam kërkuar dorëheqjen e të emëruarve politik që vinë nga rradhët e PDK. Unë publikisht i falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm”, ka njoftuar Gjini.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit