3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Abazoviq i shuan shpresat përfundimisht për korrigjim të demarkacionit

Rekomandime

Me ardhjen e Dritan Abazoviqit në krye të qeverisë së Malit të Zi, shqiptarët ndjenë se e forcuan pozicionin e tyre në Ballkan.

Pjesë e pakos është edhe shpresa që me Abazoviqin do të gjendet mirëkuptimi i shumëpritur për ridefinimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

- Advertisement -

Edhe pse kanë kaluar vite nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, kryesisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vazhdojnë të mbajnë gjallë shpresat se një ditë, kjo çështje do të ribisedohet me Malin e Zi dhe Kosovës do t’i kthehen Zhlepi e Çakorri.

Megjithatë, kryeministri i ri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, sonte është shprehur shkurt dhe prerë për këtë çështje, duke çuar mesazhin te Kosova se ai s’do të jetë i hapur për rinegociimin e kësaj marrëveshjeje me kryeministrin e Kosovës.

“Për Malin e Zi, ajo është një çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, ka thënë ai për Klan Kosovën, përkundër se para se të zgjidhej kryeministër, kishte deklaruar se çështjet e hapura me Kosovës do të diskutohen.

- Advertisement -

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, vetëm rreth dy muaj më parë, kishte deklaruar se është duke e pritur zgjedhjen e qeverisë së re në Mal të Zi, për ta zgjidhur çështjen e demarkacionit, duke dhënë indikacione se priste zgjedhjen e Abazoviqit.

“Shpresojmë që së shpejti Mali i Zi do të ketë Qeveri të re me të cilën do të mund të bisedojmë e ta trajtojmë këtë çështje. Për dallim nga qeveria paraprake e cila kishte për brenda elemente pro ruse, përveç se pro Beogradit – dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë”, kishte thënë në muajin mars të këtij viti.

- Advertisement -

Kurti kishte deklaruar se e konsideron të padrejtë dhe të gabueshme që 8,200 hektarët e Kosovës i ishin dhënë Malit të Zi.

“Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje për të cilën natyrisht fajin e përgjegjësinë e ka ajo qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm iu dha Malit të Zi 8200 hektar të territorit të Kosovës”, kishte deklaruar ai.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ishte kundërshtari më i madh i demarkacionit me Malin e Zi, nuk e ka uruar fare Abazoviqin që është zgjedhur kryeministër, ndërkohë që ndejat tubimet e tij partiake, ende karakterizohen nga debate për këtë çështje dhe krijimimi shpresës që gabimi do të korrigjohet.

Do të mbetet për t’u parë nëse Abazoviq do të hapet për ta diskutuar edhe njëherë një çështje të mbyllur, mirëpo vullneti i tij politik për ta rihapur një rrëmujë të mbyllur, duket i vogël pas zgjedhjes kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit