3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Abazoviq nuk pajtohet me kryeministrin malazez: Për ne nuk egziston Dita e Republikës Serbe

Rekomandime

Reagimet nga Bosnja dhe Hercegovina nuk po zbuten pasi kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, uroi jozyrtarisht presidentin e Republikës Serbe, Zeljka Cvijanoviq, në Ditën antikushtetuese të saj.

- Advertisement -

Ndërsa disa politikanë nga Bosnja po kritikojnë ashpër kryeministrin malazez, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq pohon se respekton institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës.

“Të jem shumë, shumë i qartë. Unë mendoj se Qeveria e Malit të Zi nuk duhet të kishte uruar dhe ajo nuk e ka uruar zyrtarisht Ditën e Republikës Serbe. Për ne, ekziston Dita e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, duke respektuar të gjitha parimet ndërkombëtare dhe praktikën e zakonshme të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, por edhe politika ndërkombëtare në përgjithësi”, tha Abazoviq.

Ai shtoi se me këtë rast, tensionet po rriten pa nevojë mes dyja vendeve ballkanike, raporton rtcg.

- Advertisement -

“Unë nuk e kuptoj nevojën për të krijuar vazhdimisht armiqësi në vend të politikës sonë të të dy vendeve, por edhe të rajonit në përgjithësi, për të qenë pajtues. Ne duhet të kuptojmë se ne jetojmë në vende që kishin një të kaluar shumë tragjike, në historinë e kohëve të fundit dhe se nuk mundemi”, pohoi politikani shqiptar.

“Zhgënjimet që ekzistojnë thjesht janë eliminuar. Por ajo që mund të bëjmë është që ndonjëherë, nëse është e nevojshme, të shohim nëpër gishta”, tha Abazoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit