1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Abazoviq shpalos qëndrimin për Ballkanin e Hapur dhe a duhet të jetë Kosova pjesë

Rekomandime

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai tash e drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Ai ka thënë se është pikërisht Kosova që ka më së shumti interes të jetë pjesë e krejt iniciativave rajonale.

“Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, tha Abazoviq për Rubikon në KlanKosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit