1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Abazoviq takohet me Gjukanoviq, ia përmend fusnotën e Kosovës

Rekomandime

Zëvëndëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka patur një bisedë të shkurër sot me ish presidentin e shtetit malazez, Milo Gjukanoviq. Takimi ka ndodhur në Forumin e Sigurisë, i organizuar nga Aleanca Atlantike “ASCG”.

- Advertisement -

Në bisedën e shkurtës mes dy karrigeve boshe, Abazoviq e ka hapur edhe çështjen e fusnotës së Kosovës e cila u përcoll me shqetësimë gjatë kësaj jave, shkruan Indeksonline.

“Të gjitha palët duhet të jenë të relaksuara sa i përket fusnotës së vendosur. Kosova është shtet për ne të dy dhe Malin e Zi. Fusnota e vendosur në një dokument ishte vetëm një gabim teknik dhe na vije keq që ndodhi” ka thënë Abazoviq.

Pas këtij takimi, Abazoviq ka thënë se edhe Gjukanoviq duhet të jetë përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur dhe do ndodhë në Malin e Zi.

- Advertisement -

“Në ditën e dytë në Qeveri, unë kontaktova të gjithë punonjësit në ndërtesë, që nga pastruesja, arkivisti, roja i sigurisë. Disa njerëz më thanë se askush nuk i kishte përshëndetur kurrë. Çdo zyrtar, përfshirë presidentin e shtetit, duhet të jetë përgjegjës për atë që është bërë dhe që do të bëhet” ka thënë Abazoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit