1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Abazoviq thotë se mund ta përmbysë Qeverinë e Malit të Zi

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk do të lejojë që policia malazeze të menaxhohet nga Serbia dhe paralajmëroi se nëse ministri i Brendshëm, Sergej Sekulloviq, shkarkohet, ai do ta përmbysë Qeverinë e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq.

“I kam thënë disa herë kryeministrit dhe kolegëve të mi në Qeveri dhe e përsëris: nëse kalohet vija e kuqe – dhe me ngjarjet e fundit, mendoj se e kanë kaluar atë vijë… një hap tjetër përpara dhe nuk është e pamundur që të mos kemi një ministër të ri të Brendshëm, por nuk është e pamundur që të mos kemi [edhe] një kryeministër të ri. Unë do ta rrëzoja Qeverinë”, tha Abazoviq.

- Advertisement -

Ai shtoi se do të ndalojë së mbështeturi Qeverinë, nëse mendon se ata po bëjnë diçka që është e padrejtë.

“Policia nuk do të menaxhohet nga Beogradi dhe kjo nuk do të ndodhë mbi kurrizin tim”, tha Abazoviq në një intervistë për televizionin lokal në Mal të Zi, Vijesti.

Shkarkimin e Sekulloviqit dhe të drejtorit të Policisë së Malit të Zi, Zoran Bërgjanin, Krivokapiqit ia kërkon partia më e madhe e koalicionit qeverisës: Fronti Demokratik. Ky subjekt ka lidhje të ngushta me Beogradin zyrtar.

- Advertisement -

Kërkesat për shkarkim janë bërë pas trazirave që kanë përcjellë shugurimin e mitropolitit të Kishës Ortodoske Serbe në Mal të Zi, Joanikije, më 5 shtator.

Protestuesit malazezë kanë bllokuar hyrjet në qytetin e Cetinës, për të penguar ceremoninë.

- Advertisement -

Joanikije është dërguar në Manastirin e Cetinës me helikopter ushtarak.

Bërgjanin dhe Sekulloviq thuhet se kanë kundërshtuar përdorimin e forcës policore për të thyer bllokadat dhe protestat, për shkak të rrezikut të lartë për paqen.

Megjithatë, protestat, që kanë nisur një ditë para shugurimit, janë shpërndarë nga forca të shumta të policisë në ditën e ceremonisë.

Më shumë se 50 persona janë plagosur në përleshjet midis policisë dhe protestuesve.

Abazoviq, i cili është përgjegjës për koordinimin e shërbimeve të sigurisë në Mal të Zi, është drejtues i Lëvizjes Qytetare URA.

URA është partia më e vogël e shumicës qeverisëse malazeze, pas Frontit Demokratik pro-serb dhe Demokratëve./rel

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit