-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Abazoviq: Zgjedhja e Osmanit do të përmirësojë kualitetin e jetesës së qytetarëve të dy vendeve

Rekomandime

Zëvendës -kryeministri malazes Dritan Abazoviq përgëzoi Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës dhe, siç ka deklaruar, është i bindur se zgjedhja e saj do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve të të dy vendeve, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Me rastin e zgjedhjes tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet më të sinqerta, i bindur se rezultatet e bashkëpunimit tonë të fqinjësisë së mirë do të nënkuptojnë përfundimisht një përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve të dy vendeve”, kishte thënë Abazoviq.

- Advertisement -

Ai është i sigurt se Osmani do ta kryejë këtë detyrë të lartë me përgjegjësi dhe sukses.

Unë besoj se është në interes të Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës që, duke angazhuar përpjekje të mëdha në reformat në lidhje me integrimin evropian, vendet e këtij rajoni do të bëhen anëtare të plota të BE-së dhe NATO-s. Unë dua që ne të punojmë së bashku për këtë në të ardhmen”, ka deklaruar Abazoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit