1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Abdixhiku kishte pëlqyer komentin e Shkëlzen Gashit ku fliste për ‘krimet’ e UÇK’së

Rekomandime

Shkëlzen Gashi edhe në vitin 2011 kishte thënë se UÇK ka kryer krime, ndërsa kishte kërkuar që të mos etiketoheshin Carla Del Ponte dhe Dick Marty. Këtë koment të tij në Facebook, e kishte pëlqyer Lumir Abdixhiku, sot Ministër nga radhët e LDK-së.

- Advertisement -

Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, i cili gjatë ditës së djeshme nxiti reagime të mëdha, pasi në një paraqitje mediale akuzoi se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime, në fakt kishte shprehur të njëjtat qëndrime dhe në vitin 2011, shkruan Ballkani.info

Në një postim në profilin e tij në Facebook, me titull “A po shpif Dick Marty?”, Gashi shkruan se pala kosovare / shqiptare nuk mund ta mohojë se edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë janë vrarë civilë të pafajshëm serbë.

Duke komentuar raportin e Dick Martyt “Trajtimi çnjerëzor dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”, këshilltari i Kurtit, ndër të tjera, citon zviceranin teksa pohon se “UÇK-ja ka krye shumë krime ndaj serbëve dhe shqiptarëve” dhe se “krimet e kryera prej pjesëtarëve dhe prej top liderëve të UÇK-së nuk janë dënuar”.

- Advertisement -

Gashi, po ashtu, thotë se nuk është mirë të etiketohet ish-Kryeprokurorja Carla Del Ponte, e as Dick Marty, raporti i të cilit, sipas tij, nga pikëpamja e të drejtave të njeriut është raport profesional.

Këtë koment të Shkëlzen Gashit, e kishte pëlqyer Lumir Abdixhiku, i cili sot është Ministër nga radhët e LDK-së.

- Advertisement -

Kjo deklaratë e këshilltarit të Kryeministrit Albin Kurti është botuar sot në media, pas asaj të djeshmes me të njëjtën përmbajtje, pas së cilës atij i është kërkuar shkarkimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit