9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Abdixhiku: Nuk do të ndodhë që kryetari i LDK’së të shkojë turr e vrap në takim me Albinin e Vjosën

Rekomandime

Kandidati për kryetar të LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryetari i ri i LDK’së nuk do të shkojë turr e vrap e vrap në takim me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Kjo për shkak se këta të fundit i dërguan letër LDK’së dhe partive të tjera që me datën 15 mars të takohen për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

- Advertisement -

Takimi i tillë vjen një ditë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK’së, kuvend i cili do të organizohet me 14 mars.

“Nuk e kam parë letrën, nuk e di çka përmban letra, aq sa pashë ishin tituj mediatik. Me aq sa kuptova ajo ishte me 15 mars, që i bie që të nesërmen turr e vrap kryetari i LDK’së në takim me Vjosën e Albinin… nuk do të ndodhë një gjë e tillë”, është shprehur Abdixhiku.

“Kryetari i ri i LDK’së do duhej që të nesërmen të shkojë në zyrën e vetë, të marrë detyrën e tij. Të marrë konsultime për formimin e organeve të LDK’së, që është kryesia”, ka thënë Abdixhiku në Klan.

- Advertisement -

Tutje, Abdixhiku tha se s’është nguti, thjesht e pamundur sepse organet e LDK’së ende janë të pakrijuara me 15 mas.

“S’është nguti, është e pamundur sepse organet e LDK’së nuk janë të gjegjshme me 15 mars”, shtoi Abdixhiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit