-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Abdixhiku u çon një porosi Kurtit dhe Osmanit për çështjen e Presidentit

Rekomandime

Abdixhiku: Po presim konfirmimin e VV-së për t’u takuar të premten

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të hënën ka kryer homazhe para varrit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

- Advertisement -

Për takimin me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, Abdixhiku ka deklaruar se janë duke pritur konfirmimin për ta zhvilluar këtë takim.

“Ne po presim për konfirmimin e takimit e së premtes. Do jemi konstruktiv në frymën themeltare të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Do t’i dërgojmë letër edhe zyrtarisht, propozimi ynë është për të premten”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Duke folur për ish-presidentin Rugova, Abdixhiku ka deklaruar se ai ishte themeltar i Republikës së Kosovës dhe se ndihet krenar me punët e bëra.

“Ne ndihemi krenar për punët e bëra që nga themelimi, me të kaluarën mburremi dhe e ardhmja ndërtohet duke nderuar të shkuarën”, ka shtuar ia.

- Advertisement -

Abdixhiku ka thënë se ditëve në vijim do vizitojë edhe Prekazin.

Abdixhiku të dielën është zgjedhur i LDK-së ndërsa pas marrjes së mandatit ka deklaruar se me Lëvizjen Vetëvendosje është i gatshëm të takohet të premten, më 19 mars.

“E kam të pamundur për shkak të konsolidimit të udhëheqësisë së re të partisë për të marrë pjesë në takimin e nesërm. Propozoj të premten si datë takimi. Sa i përket çështjes për votën për president apo qeveri, vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale, duke marrë parasysh respektin që e tregojnë partitë tjera ndaj LDK-së”, ka thënë Abdixhiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit