Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, uron të gjithë besimtarët myslimanë.
“Të dashur qytetarë,
Dita e nesërme, për të gjithë besimtarët myslimanë, shënon fillimin e një muaji sa të veçantë shpirtërisht, po aq edhe të vështirë fizikisht. Dita e nesërme shënon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Prandaj, më lejoni që në emër të LDK-së, t’u uroj nga zemra mirëkuptim, dashuri, unitet dhe paqe ndërmjet njëri-tjetrit. Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, shpresës dhe ngadhnjimit. Mbi të gjitha është muaj i solidaritetit me të tjerët.
Në kohë të pandemisë e krizës shëndetësore dhe ekonomike, ky solidaritet bëhet edhe më i rëndësishëm. Vendit tonë i duhet vullnet i mirë, siç mëson ky muaj i shenjtë, për ta kapërcyer edhe këtë betejë.
Më lejoni t’ju dëshiroj agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja.”