3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Abdullahu: Pse t’i dhuronte Thaçi libra historie Vuçiqit kur ai ishte vetë historia?

Rekomandime

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Faton Abdullahu ka komentuar edhe dhurimin e librave që u përpoq ta bënte kryeministri Kurti në Bruksel.

- Advertisement -

Abdullahu ka deklaruar se Thaçi dhe PDK nuk i kanë dhuruar libra Serbisë gjatë dialogut sepse siç thotë ai “PDK, Thaçi dhe të tjerët nga PDK, janë vetë ata që e kanë bërë dhe ndryshuar historinë e Kosovës.”

“Kur Vuçiq është takuar me Thaçin, është takuar me UÇK-në, me historinë më të lavdishme shqiptare, me të vërtetën më të hidhur të historisë së shtetit kriminal të Vuçiqit.” – ka deklaruar z. Abdullahu.

Kurti prej datës 8 korrik është jashtë Kosovës, derisa më 19 korrik u takua në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Kryeministri kishte akuzuar Serbinë për tri gjenocide derisa kishte propozuar një “Deklaratë të Paqes” që përfshinte sërish pikën ku thuhej se Kosova dhe Serbia të mos sulmonin ushtarakisht njëra-tjetrën.

- Advertisement -

Statusi i plotë i Abdullahut:

Kur PDK ka qenë në dialog me Serbinë, kur Hashim Thaçi apo dikush tjetër nga PDK, ka dialoguar me Serbinë, nuk i kanë dhënë libra të historisë Vuçiqit. A e dini pse ? Është e thjeshtë. Sepse PDK, Thaçi dhe të tjerët nga PDK, janë vetë ata që e kanë bërë dhe ndryshuar historinë  e Kosovës. Kur Vuçiq është takuar me Thaçin, është takuar me UÇK-n, me historinë më të lavdishme shqiptare, me të vërtetën më të hidhur të historisë së shtetit kriminal të Vuçiqit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit