2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Abelard Tahiri shpërthen ndaj Donika Gërvallës: Jeni turpi i Kosovës, ju mbroni interesat e Serbisë

Rekomandime

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, i ka reaguar ashpër ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës duke i thënë se është turpi më i madh i Kosovës, pasi po mbron interesat e Serbisë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në seancën që po zhvillohet në Kuvend, Abelard Tahiri, ka hedhur kritika të ashpra për Donika Gërvallën duke thënë se është turpi e marrja e Kosovës.

“E nderuar ministre sot na e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka nevojë me u marr meRepublikën e Kosovës sepse të ka aty në Kosovë, në krye të diplomacisë së Kosovës. Ti je turpi i diplomacisë së Kosovës. Me dal dhe me thanë që Serbia nuk e ka bërë Gjykatën Speciale është turpi më i madh. Ajo gjykatë është bërë e fakte të sajuara nga qeveria Serbe. Dil kërkoju falje qytetarëve dhe atyre që janë atje të akuzuar”, ka thënë Tahiri.

Tutje ai ka kërkuar nga Gërvalla që të kërkojë falje për deklaratat e saj ndaj ish krerëve të UÇK’së.

- Advertisement -

“Sepse kjo gjykatë është bërë nga njerëz si ju dhe nga dëshmi të juve. Sot nuk ka nevojë Daçiqi me fol sepse është Donika Scwarz sepse atë tjetrin pom vjen marre me ta përmend.  Ti sot më shumë ngjason me ambasadorin e Serbisë në Kosovë sesa me ministren e punëve të Jashtme”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit