-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Abrashi: Kërkesën për president e bëjmë për shtetin, jo për LDK-në

Rekomandime

Sekretari Organizativ i LDK’së, Arban Abrashi, ka thënë në T7 se kërkesa e LDK’së për postin e presidentit është legjitime.

- Advertisement -

Ai ka thënë se deklarata e nënkryetarit të VV’së, Besnik Bislimi, në emisionin Pressing se propozimi i presidentit nga LDK duhet të marrë pëlqimin e VV’së para që të arrihet marrëveshja, është e gabuar.

“Kërkesën për president e bëjmë për shtetin, jo për LDK’në”, ka thënë Abrashi.

Ai tutje e ka shpjeguar këtë në detaje.“Është rrezik që vendi të udhëhiqet nga vetëm një parti.

- Advertisement -

Posti i presidentit është shumë i rëndësishëm, pasi që ai emëron persona nëpër pozita kyce në institucionet e vendit”, shton ai.

“Ne kërkojmë të ruajmë vendin me një sistem checks and balances. Një kontroll të pushteteve. Është marrëveshja më fer e mundshme”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit