2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Abrashi premton ndërtimin e një rruge të re që lidh Prishtinën me Fushë-Kosovën

Rekomandime

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, është zotuar se do të ndërtohet një rrugë e re që do ta lidhë Prishtinën me Fushë-Kosovën.

- Advertisement -

Në një takim me të parin e Fushë-Kosovës, Burim Berisha, Abrashi ka thënë se në këtë komunë “do të realizohen shumë projekte me rëndësi, që mundësojnë qasje më të lehtë në rrugë dhe po ashtu shkarkimin e qytetit nga numri i madh i veturave”.

“Në Komunën e Fushë-Kosovës kemi shumë projekte të rëndësishme që do të realizohen. Do ta ndërtojmë një rrugë të re që do ta lidh Fushë-Kosovën me Prishtinën, përgjatë hekurudhës dhe zonës industriale, që do ta shkarkonte shumë këtë komunë nga trafiku i madh.

Po ashtu planifikojmë ndërtimin e rrugës për në zonën industriale afër ‘Goleshit’ dhe përfundimin e rrugës për ‘Miradi’”, ka thënë Abrashi, sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit