-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Adelina Ismaili i ka bërë me banesa 12 familje të varfra dhe e ka mbajtur gjithçka në mënyrë sekrete!

Rekomandime

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, është gjithmonë në qendër të vëmendjes kur në pyetje është muzika e saj.

- Advertisement -

Ajo ndër vite e ka argëtuar popullin shqiptar si interpretuese e shumë hiteve, të cilat në diskografinë shqiptare mbesin të pavdekshme.

Më pak se sa për muzikën e televizionin, Adelina duket të jetë e njohur në publik edhe për humanizmin e saj, të cilin e ka ruajtur me fanatizëm në mënyrë sekrete.

Nga bamirësia e saj duket se kanë përfituar jo më pak se 12 familje skamnore, të cilat janë bërë me banesa falë kontributit të këngëtares.

- Advertisement -

Ky lajm ka qarkulluar fillimisht në rrjetet sociale nga disa media të panjohura, por që njërin prej tyre, Adelina e ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook.

Media u interesua për këtë rast, duke pyetur anëtarë nga afër të familjes Ismaili, të cilët në kushte anonimiteti e konfirmuan një gjë të tillë.

- Advertisement -

Ata u shprehën se është plotësisht e vërtet që këngëtarja ka bërë me kulm mbi kokë rreth 12 familje, por se për një gjë të tillë nuk dëshiron të prononcohet para kamerave.

Humanizmi i Adelinës nuk është rastësor, pasi media ka mësuar gjithashtu se vite më parë, deri sa e ëma e saj ishte gjallë, Mona Ismaili – ajo ka mbajtur për vite të tëra një familje skamnore me një rrogë mujore, si ndihmë financiare.

Bamirësi të tilla kanë bërë edhe dy motrat e Adelinës, Ema e Zanfina, por që nuk kanë preferuar asnjëherë që ato që bëjnë, t’i ndajnë me publikun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit