1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Adem Salihaj: Ka pasur listë për vrasje të veprimtarëve të LDK-së, aty ishte edhe Rugova

Rekomandime

Ish veprimtari i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka pasur një listë të vrasjeve të anëtarëve të LDK-së, e ermi i parë në atë listë ishte Ibrahim Rugova.

Fillimisht ai thotë se LDK ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale dhe se nuk është në interes të Kosovës. Ai shton se ka pak shpresa që do të zbardhen vrasjet e pasluftës.

- Advertisement -

“Unë kam qenë deputet dhe në strukturat e LDK. Kemi pasur qëndrim që LDK nuk është e mirë por duhet të votohet. Në parim kam qenë kundër. Sepse për shumë vite Kosova do të jetë në fokus të opinionit ndërkombëtar. Por ishte e keqja më e vogël sepse nuk kishte rrugë dalje”, tha ai.

“Tash unë ende nuk e di a do të zbardhen apo jo. Aty flitet për 100 vrasje të LDK-së. Unë nuk e di kush janë ata emra. Sikur nuk jetojmë në këtë botë dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Vrasjet kanë ndodhur, por tash kthehemi të mbledhim gjurmët”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit