4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Adem Salihaj: Komandanti Shukri Buja më ka thirrur në shtab, më ka kërcënuar direkt

Rekomandime

Ish-veprimtari politik, Adem Salihaj i cili ishte shënjestruar për t’u vrarë në vitin 2000, ka ndarë në emisionin Pressing një përvojë të tij me ish-komandantin e Shtabit të UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja.

- Advertisement -

Salihaj ka thënë se Buja e kishte thirrur në takim në shtab dhe e kishte kërcënuar drejtpërdrejt, duke i thënë që të mos jepte më deklarata.

“Mua më kanë thirrë në shtab të Zonës së Nerodimes edhe m’u kanë kërcënuar direkt. Direkt më kanë kërcënuar, komandanti i shtabit Shukri Buja më ka thënë se nëqoftëse ti flet edhe një herë, ne të arrestojmë”, ka thënë Salihaj në Pressing.

“Në Kosovë nuk ka gjykatë që guxon me i gjyku këta”, ka vazhduar Salihaj duke e pasur fjalën për prijësit e UÇK-së.

- Advertisement -

Salihaj ka thënë se nuk mund të thuash që s’janë vrarë njerëz në Kosovë për motive politike.

“Janë vrarë vetëm zyrtarë të LDK-së, jo të PDK-së”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit