5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Adnan Merovci tregon momentin e vështirë kur ia tregoi Ibrahim Rugovës lajmin për vrasjen e Aganit

Rekomandime

Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka rrëfyer detaje nga libri i tij më i ri “Pengu”.

Merovci tregon një nga momentet më të rënda të tij kur ja ka treguar Rugovës lajmin për vrasjen e Fehmi Aganit.

- Advertisement -

Ai thotë se pasi kishin arritur në Itali e kishin kuptuar lajmin se forcat serbe e kishin arrestuar Fehmi Aganin.

Merovci tregon më pas se italianët i kanë treguar se e kanë vrarë Fehmi Aganin dhe se këtë lajm ata nuk ia kishin treguar Rugovës por këtë gjë duhet ta bënte ai.

“Këtë fat të zi e kisha unë. Ishim duke shkuar për në Gjermani.

- Advertisement -

I thashë Kryetarë na kë thënë se edhe nëse gjaku në gju bëhet dikush duhet t’i shtyjë proceset përpara.

Më ndërpreu sepse e parandjeu që diçka ka ndodhë:“Adnan lëri këto fjalë më trego se çfarë ka ndodhur”.

- Advertisement -

Thashë ngushëllime Kryetarë.

Profesor Aganin e kanë vrarë.

Ende pa përfunduar unë më tha:

“Mo bre. Ma paskan tha krahun e djathtë”, tregon ai në RTV Dukagjini.

Merovci thotë se pas këtij lajmi Rugova ishte i thyer dhe për tetë orë nuk ka folur e as nuk ka pirë kafe e as ka ndezë cigare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit