1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Adolf Hitler kishte gjak hebre” – Izraeli i zemëruar nga deklarata e Lavrov: “Është e pafalshme”

Rekomandime

Izraeli dënoi të hënën një deklaratë të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov i cili tha se lideri nazist Adolf Hitler kishte rrënjë hebreje dhe i kërkoi Moskës të kërkonte falje.

Ministria e Punëve të Jashtme izraelite bëri thirri ambasadorin rus në Izrael.

- Advertisement -

Lavrov mbrojti “denazifikimin” si objektiv për pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin dhe tha se origjina hebraike e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nuk e vuri në dyshim pikëpamjen e Putinit se kishte nazistë në Ukrainë.

Lavrov tha se Zelensky mund të jetë vërtet një hebre, por se “Adolf Hitler kishte gjithashtu gjak hebre”.

“Kjo nuk do të thotë asgjë fare. Populli i mençur hebre thotë se antisemitët më të egër janë zakonisht hebrenj,” i tha ai kanalit televiziv italian Rete4 të dielën mbrëma, duke shkaktuar zemërim në Izrael.

- Advertisement -

“Deklarata e Ministrit të Jashtëm Lavrov është e pafalshme dhe e padëgjuar, dhe paraqet një pasaktësi të tmerrshme historike,” tha në një deklaratë të hënën ministri i jashtëm izraelit Yair Lapid .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit