Aktorja kosovare, Adriana Matoshi, ka fituar një tjetër çmim ndërkombëtar.
Roli në filmin ‘Zana’ bëri që Matoshi të triumfojë edhe në një festival ndërkombëtar, atë të Mostra De Valencia, duke marrë çmimin si ‘Aktorja më e mirë’.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Adriana Matoshi triumfon në Spanjë! fiton çmimin AKTORJA MË E MIRË në festivalin Mostra de Valencia për rolin në filmin ZANA të regjisores Antoneta Kastrati”, ka njoftuar QKK.
Ndryshe ditët e fundit aktorja kosovare ishte kryefjala e shtypit rozë për lidhjen e saj me futbollistin me origjinë nga Afrika e Jugut, 21 vjeçarin, Keith Groenveld.
https://www.facebook.com/qendrakinematografikeekosoves/posts/1121720811579915