1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Aeroplanët amerikanë patën një takim “armiqësor” me ata rusë mbi Detin Mesdhe

Rekomandime

Pentagoni konfirmoi se tre aeroplanë të marinës amerikane P-8A “përjetuan ndërhyrje joprofesionale nga aeroplanët rusë”, fundjavën e kaluar në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Mesdhe, sipas zëdhënëskapitenit Mike Kafka.

“Ne ua kemi bërë të ditur shqetësimet tona zyrtarëve rusë përmes kanaleve diplomatike”, tha Kafka.

- Advertisement -

“Ndërsa askush nuk u lëndua, ndërveprime të tilla mund të rezultojnë në llogaritje të gabuara dhe ato na sjellin rezultate më të rrezikshme. SHBA do të vazhdojë të operojë në mënyrë të sigurt, profesionale dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar në ujërat dhe hapësirën ajrore ndërkombëtare. Ne presim që Rusia të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi ai.

CNN raportoi më herët se një aeroplan pati një takim “jashtëzakonisht të afërt” me aeroplanët ushtarakë rusë, sipas zyrtarëve të shumtë amerikanë që kishin njohuri të rastit. Zyrtarët nuk detajuan saktësisht se sa afër aeroplani rus iu afrua atij amerikan.

Raportimi fillestar tregon se ka pasur një takim shtesë të mëvonshëm pas atij midis aeroplanëve amerikanë dhe rusë.

- Advertisement -

Disa nga burimet treguan se ka video të incidentit, por administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ende nuk ka pranuar publikisht ndonjë nga detajet mes tensioneve në rritje me rusët.

Nuk është e pazakontë që aeroplanët rusë t’iu afrohen atyre amerikanë, por shumica e ndërveprimeve konsiderohen të sigurta dhe profesionale nga SHBA.

- Advertisement -

Zyrtarët amerikanë vazhdojnë të thonë se këto takime të afërta dhe të papritura rrezikojnë një llogaritje të gabuar që mund të çojë në një incident ushtarak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit