Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se të gjitha fluturimet e datës 15 qershor 2020 janë anuluar.
Një njoftim të tillë e kanë publikuar në faqen zyrtare të aeroportit.
“Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 15 Qershor 2020 janë anuluar!”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.
Të dielën është anuluar edhe një fluturim i linjës Zyrih-Prishtinë.