4.1 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Aeroporti i Prishtinës, ndër 100 aeroportet me më së shumti qarkullim në Europë

Rekomandime

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” është ndër 100 më të ngarkuarit në kontinentin e vjetër, sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën (ACI).

Aeroporti i Prishtinës hyri në top 100 për herë të parë, duke u pozicionuar si i 88-ti më i ngarkuari me 2.176.036 udhëtarë që kaluan përmes këtij aeroporti. Aeroporti “Adem Jashari” doli përpara atij të Glasgoë, Keflavik (Reykjavik) dhe Vilnius, por vetëm pas Romës Ciampino dhe Jerevanit. Aeroporti i Prishtinës ka shumë gjasa të regjistrojë më të ngarkuarin vit në histori dhe të kapërcejë rezultatet e tij para virusit Covid.

- Advertisement -

Në rajon, vetëm Aeroporti i Beogradit doli të jetë më i ngarkuar. Aeroporti i Beogradit u rendit i 71-ti përpara aeroporteve si Edinburgu, Krakovi, Malta, Minsku dhe Riga, por vetëm pas Venecias dhe Sofjes.

Ai i Stambollit u bë aeroporti më i ngarkuar i Evropës në vitin 2021, i ndjekur nga ai i Moskes Sheremetyevo, Parisit – Charles de Gaulle, Amsterdamit dhe Moskes – Domodedovo. Me një rënie prej 34,6% në numrin e udhëtarëve në krahasim me vitin 2019, aeroportet jashtë Bashkimit Evropian tejkaluan ndjeshëm mesataren e kontinentit, e cila qëndroi në një rënie prej 64,6% të pasagjerëve në nivelet para Covid. Olivier Jankovec, Drejtori i Përgjithshëm i ACI Europe, tha: “Pas humbjes së 1.72 miliardë pasagjerëve në vitin 2020, ne të gjithë kishim shpresa të mëdha për një rikuperim të fortë në 2021. Por viti i kaluar u dëshmua një tjetër i vështirë, pasi aeroportet evropiane përfunduan duke humbur 1.4 miliardë të tjerë pasagjerë në krahasim me vitin 2019. Kjo do të thotë se ata mbeten nën stres të konsiderueshëm, me dobësi financiare sistematike në të gjithë industrinë tonë”.

“Reagimi i gjunjëzuar i shumë qeverive që injoruan udhëzimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe nxituan të rivendosin ndalimet e udhëtimit dhe kufizimet e tjera në fund të vitit 2021, përfshirë udhëtimin brenda-evropian, ka ndikuar në rimëkëmbjen tonë. Megjithatë, këto kufizime të udhëtimit nuk bënë asgjë për të ndaluar përhapjen e Omicron, siç u njoh vetëm javën e kaluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”. Tregu evropian më i prekur në vitin 2021 ishte Finlanda, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Republika Çeke dhe Irlanda.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit