Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se nga 28 qershor 2020, lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta.
Në njoftim thuhet se për informacione shtesë qytetarët të kontaktojnë kompanitë ajorore.
ANP “Adem Jashari”, ka rikujtuar se ka qenë gjithmonë i gatshëm të operojë por situata ishte e tillë.
Njoftimi:
Të nderuar udhëtarë,
Me kënaqësi, ju informojmë se nga 28 qershori 2020, lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.
-Nga tash e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com
-Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore.
-Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyrat e ambasadave të huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj.
-Ju lusim t’u përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi juaj të realizohet me kohë dhe i sigurt, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ju, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, po ashtu edhe në rrjetet sociale.
Ju kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar edhe pse ANP “Adem Jashari” LKIA, ka qenë gjithmonë i gatshëm të operojë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe ju urojmë shëndet!
MIRË SE VINI!