8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Afganistani, Kosova, Vjetnami, Iraku: Pse shtetet e ndërtuara nga Amerika i rrëzon shpejt korrupsioni?

Rekomandime

Artikulli i mëposhtëm është shkruar nga The Economist, dhe përkthyer nga Periskopi.

Sapo Amerika njoftoi që nuk do ta shpëtonte shtetin klient të saj, gjërat u shthurën shpejt. Armiku po kapte provincë pas province, e ushtarët qeveritarë po zhvishnin uniformat e po iknin. Në letër ushtria kishte qindra mijëra ushtarë me armë të mira. Në realtet, ata pak komandantë lojalë duhej të blinin municionin nga zyrtarët e korruptuar dhe të paguanin me para në dorë. Forcat speciale Iuftuan mirë, por trupat e rregullta shpesh udhëhiqeshin nga të afërmit e paaftë të politikanëve. Ushtarët mbetën pa paga pasi zyrtarët kishin vjedhur buxhetet ushtarake. Qytetarët i mbetën besnikë familjeve dhe klaneve të tyre, dhe jo qeverisë së korruptuar që ishte po aq e mundshme t’i linte në lloç sa edhe t’i ndihmonte. Shteti ishte një fshat i Potemkinit i ndërtuar për të kënaqur amerikanët. Kur ata u larguan, ai shtet ra.

- Advertisement -

Kështu ndodhi me Vjetnamin Jugor më 1975, dhe sërish këtë javë me Afganistanin. Ngjashmëritë mes këtyre dy kolapseve të lënë pa mend. Ato shkojnë matanë dështimit të inteligjencës, fjalëve të rreme dhe aleatëve braktisës. Të dyja shtetet ranë sepse kishin qenë të mbytura në korrupsion, një sëmundje antike e qeverisjes për të cilën projektet shtet-ndërtuese amerikane kanë prirje të fortë [Mendoni edhe për Irakun, Kosovën, Bosnjen dhe Haitin]. Studiuesit politikë një herë e konsideruan korrupsionin si problem të vogël, por shumë sosh sot e shohin si një pjesë kyçe të të kuptuarit se si dështojnë miqtë e Amerikës, por edhe se si funksionojnë shtetet.

Korrupsioni shpesh definohet si abuzim me detyrën publike për përfitime private. Forma më e thjeshtë e tij është ryshfeti, që ishte i kudondodhur në Afganistan. “Prej çertifikatës së lindjes e te çertifikata e vdekjes, duhej të jepje ryshfet,” tha Ahmad Shah Katawazai, një ish diplomat afgan [Ai u largua nga shërbimi diplomatik pasi shkroi një opinion ku denonconte korrupsionin qeveritar]. Doganat, policia dhe zyrtarët tjerë vazhdimisht kërkonin bakshish [baksheesh]. Me talebanët që avanconin javët e fundit, bakshishi që duhej dhënë për të marrë një pasaportë shkoi në mijëra dollarë.

Por ryshfeti i tillë është tipi më pak kërcënues i korrupsionit. Më telashe sjell marrja e aprovimit qeveritar për investime të mëdha duke iu dhënë ministrave apo komandantëve një copë aksionesh. E edhe më keq, një punë qeveritare me qasje te ryshfetet në vetvete është komoditet i vlefshëm. Siç zbuloi Sarah Chaynes, eksperte në korrupsion që udhëhiqte një OJQ në Afganistan mes viteve 2002 dhe 2009, zyrtarët qeveritarë shpesh i blinin pozitat e tyre. Ata më pas duhej të jepnin ryshfete edhe vet që të paguanin për ryshfetin e tyre, ndërsa duhej t’i jepnin diçka edhe shefave të tyre. Z. Katawazai thoshte se për t’u bërë shef i distriktit policor kushtonte 100 mijë dollarë.

- Advertisement -

Korrupsioni i tillë krijon rrjete patronazhi që kërcënojnë integritetin e shtetit. Qëllimi kryesor i zyrtarëve nuk është të kryejnë misionin e punës së tyre, por të zhvasin të ardhurat për familjet dhe të afërmit e tyre. Edhe para se Amerika ta pushtonte Afganistanin, ky vend pjesërisht udhëhiqej nga rrjete patronazhi e të cilat drejtoheshin nga komandantët rajonalë të Iuftës.

E në vend se t’i çmontonte këto rrjete, Amerika i forcoi ato duke i paguar komandantët që të ruanin paqen, sipas një raporti nga Inspektori Special për Rindërtimin e Afganistanit [SIGAR]. Afganët u tërbuan me korrupsionin qeveritar dhe u bënë më të afërt me talebanët. Një studim i vitit 2015 nga Transparency International citoi pagëzimin e një politikë-bërësi: “Djemtë në fund dërgojnë para për ata në majë të sistemit dhe djemtë në majë të sistemit u japin mbrojtje atyre poshtë – e kështu funksionon mafia.”

- Advertisement -

Deri në vitin 2009 Amerika nuk i kushtoi vëmendje serioze korrupsionit. Znj. Chayes u bë këshilltare e Stanley McChrystalit, gjeneralit reformist që më pas drejtoi ISAF-in, koalicionin e forcave të udhëhequra nga NATO në vend. Një hetim i ISAF-it i njohur si Shafafiyat [“transparenca” në gjuhën Pashto] bëri progres në ndalimin e mashtrimeve në prokurorim [Autoritetet qeveritare afgane të anti-korrupsionit përndjeknin thjesht armiqtë politikë].

Por nën komandën e mëvonshme, Shafafiyati u ndal. Deri në kohën e ofenzivës së fundit talebane, shteti ishte bërë aq i korruptuar sa shumica e guvernatorëve të saj bënin marrëveshje me xhihadistët për të ndryshuar anën. Ushtria afgane ishte në formë të dobët për Iuftë: numrat e saj ishin fryrë nga “ushtarët fantazmë” – munguesit e listuar në lista pagash në atë formë që komandantët të vidhnin ato paga.

Amerikanët e një moshe të caktuar mund ta kujtojnë termin “ushtarë mungues” [ekuivalenti i deridikushëm i “veteranit të rremë”] nga Vjetnami, kur komandantët e korruptuar e përdorën të njëjtin sistem. Ndoshta çereku i emrave të ushtrisë së Vjetnamit të Jugut [ARVN] ishin të rremë. Edhe në Afganistan, policia dhe forcat ushtarake përfituan nga tregtia me heroinë.

Konkluzionet e raportit të vitit 1978 për rënien e Vjetnamit Jugor, janë të njëjtat me raportin e fundit për Afganistanin të publikuar më 31 korrik. Vjetnamezët jugorë besuan që korrupsioni ishte “e keqja fondamentale ishte përgjegjësia më e madhe për kolapsimin përfundimtar”. Problemi ishte diagnostikuar në Vjetnam nga oficerët vizionarë qysh herët në vitet ’60. Atëherë, pse Amerika refuzoi ta trajtonte si çështje me rëndësi kur e pushtoi Afganistanin dekada më vonë?

Njëra përgjigje thotë se kjo do të kërkonte ndryshim në perspektivë. Në dy dekadat e fundit shumë studiues e kanë parë korrupsionin si formë qeverisëse në vetvete. Ajo i përngjan shteteve para-moderne që Francis Fukuyama, një politolog, i quajti qeveri “personalistike”, ku pushteti bazohej në lidhjet familjare apo miqësore më shumë se në institucione impersonale. Shtete të tilla shqetësim kryesor e kanë qetësimin e komandantëve të Iuftës duke iu dhunë aksione në të mirat ekonomike.

Ky përshkrim zbatohet edhe te mafitë, sistemet feudale si në Evropën mesjetare, dhe regjimet e komandantëve të Iuftës në Vjetnamin Jugor dhe Afganistan. Shtetet si këto mund të jenë stabile. Por atyre iu mungon besnikëria dhe kohezioni që vyen për të mposhtur kryengritjet e disiplinuara ideologjike të tilla si komunistët vjetnamezë apo talebanët.

Tjetër problem është që intervenimet amerikane ishin udhëhequr nga focat ushtarake, që priren kah raportimi optimistik dhe të menduarit afat-shkurtër. Zyrtarët ushtarakë janë “të fokusuar që në mënyrë aktive të bëjnë gjëra gjatë rotacionit të tyre nëntë-mujor, që nuk përshtatet shumë me zgjidhjen e problemit të korrupsionit,” thotë Mark Pyman nga CurbingCorrupsion. Z. Payman, që kishte udhëhequr studimin e Transparency International, tha që oficerët fryheshin për paqen në distriktet e tyre duke paguar komandantët e Iuftës. Agjencitë për ndihma, ndërkohë, kanë shprehinë e dyshimtë të gjykimit të suksesit bazuar në atë se sa para sigurojnë dhe se a kanë mundur t’i shpenzojnë të gjitha.

Kjo na çon në një problem të ndërlidhur: harxhimi i shumë parave në vende të vogla shkakton korrupsion. Edhe në Vjetnamin Jugor e edhe në Afganistan, dyndja e madhe e dollarëve amerikanë krijoi rritje në inflacion, duke ia humbur vlerën pagave të sektorit publik [Afganistani, me GDP-në rreth 20 miliardë dollarë në vitin 2020, mori 145 miliardë dollarë ndihma mes viteve 2001 dhe 2021. Inflacioni mesatarisht ishte 17.5 për qind mes viteve 2003 dhe 2008]. As qeveria nuk kishte kapacitet për të mbledhur boll taksa për pagat e ushtarëve dhe shërbyesve civilë për të mbajtur paqen. E as shërbyesit e ndershëm publikë nuk mund të rezistonin së kërkuari bakshishe për të ndihmuar veten.

Prandaj, një rekomandim i ekspertëve të anti-korrupsionit është që ndihmat në vendet si Afganistani duhej të ishin të kursyera dhe të fokusuara në arritje e më shumë se në madhësinë e granteve. Kjo më lehtë thuhet se që bëhet. Amerika njëkohësisht është mes vendeve më të pasura dhe më idealistike, dhe në një pikë duhet të vendos të shpëtojë një tjetër komb tjetër në vuajtje. Nëse nuk mëson që dollarët nuk mund të ndërtojnë qeveri të vërtetë, mund të përfundojë së ndërtuari një tjetër qeveri të rreme. /Periskopi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit