10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Afrim Muçiqi: Edhe në luftë nuk janë ndalë dasmat, edhe rast vdekje kur ka pasë

Rekomandime

Afrim Muçiqi ka folur në tubimin që u organizua nga Hotelierët.Pas vendimit të Qeverisë për moslejimin e tubimeve që përmbajnë mbi 50 persona, Hotelierët kanë organizuar një tubim para objektit të Qeverisë.

- Advertisement -

Në mesin e pjesëmarrësve është edhe këngëtari Afrim Muçiqi, i cili kërkoi të mos mbahet standard i dyfishtë.

Ai shtoi se punëtorët kanë pritur sot diçka më në favor të tyre, ndërsa thotë se dasmat nuk janë ndalur as në luftë e vdekje.“Kemi pasur takime, kemi shkruar manualin, nuk kemi shpikë diçka që nuk është në rajon, mirëpo gjithmonë do të nisem nga ajo që është përdor standard i dyfisht. Në fund të fundit edhe në luftë nuk janë ndalë dasmat, edhe rast vdekje kur ka pasë”, tha Muçiqi.Këngëtari kërkon që të lejohen dasmat si gjithë të tjerët, por sqaron se nuk po kërkojnë që të mbyllen të tjerat veprimtari

“Të na lejohet edhe neve si gjithë të tjerëve, nuk po kërkojmë diçka çka nuk ekziston, nuk po kërkojmë që ato të mbyllen e neve të na lejojnë. Por, mos të përdoren standarde të dyfishta”, deklaroi Afrimi.Ai shtoi se nuk është fjala vetëm për një dasmë, por një industri e tërë që varet nga dasmat.Muçiqi tha se kjo është edhe fyerje për gurbetqarët, të cilët ndër të tjera vijnë edhe për këto rite në vendlindje.“Standardi i dyfishtë është një ofendim. Kemi kërku edhe një takim me ministrin, do ta mbajmë sonte” deklaroi ai.Po ashtu, Muçiqi përmendi faktin se në këtë veprimtari lidhen edhe shumë sektorë të tjerë dhe masat që do t’i marrin në restaurante.Por, ai tha se megjithatë do t’i mbajnë dasmat me 50 persona siç ka thënë ministria.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit