1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Agim Bahtiri: I kam katër reja që më duan aq shumë sa as babanë e tyre nuk e dojnë ma shumë

Rekomandime

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga VV, Agim Bahtiri, nuk rresht së befasuari opinionin publik me deklaratat e tij interesante.

- Advertisement -

Pasi iu përsërit deklarata ku thoshte se të rrallë ishin qytetarët e Mitrovicës të cilët nuk e mbanin në kuletë fotografinë e tij dhe se ata qanin me fjalimet e tij frymëzuese, tashmë ka një deklaratë tjetër që po i bën bujë në rrjetet sociale.

Ai pretendon se rejat e tij “ndoshta” e duan më shumë Bahtirin se sa baballarët e tyre.

“I kom katër reja të cilat i dua shumë dhe i përshëndes shumë, sepse të gjitha i kom nga Kosova dhe kom bor shumë sene të mira për to edhe të cilat ata më dojnë mua aq shumë sa ndoshta as babanë e vet nuk e dojnë ma shumë.” – thotë z. Bahtiri me buzëqeshje.

- Advertisement -

Bahtiri tash e tetë vite ushtron funksionin e kryetarit të Mitrovicës dhe po synon një tjetër mandat që do ta bënte atë kryetarin më jetëgjatë të këtij qyteti me 12 vjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit