1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Agim Bahtiri sfidon Qeverinë: Kthehet në Kosovë për ta kundërshtuar vendimin e “orës policore”

Rekomandime

Qeveria e Kosovës mori sot vendim që edhe Mitrovica të futet në karantinë, ku nuk do të lejohen lëvizjet pas orës 21:00.

- Advertisement -

Kjo masë u vendos pasi Mitrovica u bë qyteti i katërt në Kosovë me numrin e të prekurve, por Agim Bahtiri nuk po bindet, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se do të kthehet nga jashtë vendit në Kosovë për ta mbledhur Shtabin Emergjent Komunal, me të cilët do të dalë me qëndrim të përbashkët.

“Pasi që jam jashtë Kosovës kam vendosur të kthehem urgjentisht dhe kam thirrur mbledhjen e Shtabit Emergjent Komunal për nesër në ora 17:00, ku së bashku do të dalim me qendrim rreth kësaj çështje”, ka thënë Bahtiri.

- Advertisement -

Ndër të tjera, ai thotë se Qeveria ka marrë masa pa e konsultuar atë si kryetar komune. Bahtiri thotë se i është drejtuar kryeministri Avdullah Hoti e ministrit Agim Veliu, por nuk i janë përgjigjur.

“Unë sot zyrtarisht i jam drejtuar me një kërkesë të tillë kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit Agim Veliu, por që fatkeqësisht kjo kërkesë nuk është marrë parasysh dhe Qeveria pa u kunsultuar me mua si kryetar komune ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit gjatë këtij orari. Ky vendim nuk është adekuat për luftimin e koronavirusit COVID-19 dhe si i tillë më shumë do të sjellë pasoja se sa rezultate, pasi që kështu do të goditen shumë rëndë bizneset që operojnë në Mitrovicë, të cilat edhe ashtu janë të rraskapitura nga pandemia. Pra, një vendim i ngutshëm si ky besoj që është i dëmshëm për ekonominë dhe jo produktiv për luftimin e koronavirusit COVID-19”, ka shtuar Bahtiri.

- Advertisement -

Ndryshe, përveç Mitrovicës, Qeveria futi sot në karantinë edhe Gjilanin, Fushë Kosovën e Shtërpcën. Më herët në karantinë ishte Prishtina, Vushtrria, Ferizaj e Prizreni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit