2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Agim Veliu godet keq VV’në

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu i LDK’së, gjatë fushatës së kësaj partie në Podujevë me kandidatin Nexhmi Rudari, ka thënë se nuk duhet të votohet Lëvizja Vetëvendosje, pasi që është parti majtiste dhe po rrezikon miqësinë me SHBA’në, shkruan Gazeta Metro.

Ai tha se është dashur të hyjë në Qeveri ‘për disa arsye’, dhe se përmes pozitës së tij, nuk do t’i lejojë disa gjëra.

- Advertisement -

Mos votoni majtas, sepse ata janë duke e rrezikuar miqësinë tonë me Amerikën. Ne nuk do t’i lejojmë, sepse për disa gjëra, të cilat ju besoj se i dini, u dashtë që të hyj në Qeveri”, ka thënë ai.

Ai ka hedhur edhe akuza ndaj kandidat të VV’së, Shpejtim Bulliqi, duke e quajtur ‘hileçar’.

“Nuk kemi kohë për balotazhe ne. Kundërkandidatët që i ka Nexhi janë të papërgatitur, të pabesueshëm dhe nuk ka njerëz që çojnë përpara diçka.

- Advertisement -

Janë hileqarë.

Dhe njëri prej tyre ishte deri vonë me ne dhe ai i ka bërë dëm vendit që të rinjtë tonë i ka lënë pa viza dhe një dëm që ia ka bërë buxhetit 320 mijë euro”, shtoi ai.

- Advertisement -

Ndryshe, zgjedhjet në Podujevë do të mbahen më 15 mars dhe kandidojnë tri parti, VV me Shpejtim Bulliqin, LDK me Nexhmi Rudari dhe PDK me Naim Fetahu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit