2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Agim Veliu i shqetësuar me rastet e COVID-19 në Ministri, i drejtohet publikisht stafit

Rekomandime

Pas rritjes së rasteve me koronavirus në vend, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka kërkuar që ta njoftojnë në çdo ditë për gjendjen e të prekurve me COVID-19 që punojnë në këtë Ministri.

- Advertisement -

Veliu ka shkruar në Facebook se ky angazhim nuk ka vetëm qëllim informimi, por objektivi primar është që të arrihet të menaxhohet sa më mirë një situatë e rrezikshme për shëndetin e zyrtarëve tonë, familjeve dhe rrethit në përgjithësi.

“Më vetëdije të plotë se ky virus mund të prekë secilin/en nga ju dhe me qëllim të mobilizimit tonë të përbashkët e të koordinuar për parandalimin dhe kontrollimin sa më të mirë dhe sa më efikas të situatës aktuale, por edhe për zhvillimet në ditët në vijim, kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, zt. Lulzim Ejupi, por edhe nga stafi i kabinetit tim, të më njoftojnë në baza ditore për gjendjen/statusin shëndetësor të zyrtarëve në Ministrinë tonë”, thuhet në komunikatë.

“Apeloi dhe kërkoi nga secili/a nga ju ti përgjigjeni kësaj thirrjeje nga ana ime, kërkesave nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nga kabineti im, por edhe rregullave dhe kufizimeve si nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës ashtu edhe rekomandimeve të IKShPK”, thuhet në apelin e drejtuar nga ministri i Punëve të Brendshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit