Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu me rastin e 21 vjetorit e rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kujtuar gjeneral Shkelzen Haradinajn, i cili me bashkëluftëtarët e tij u flijua për ta jetësuar Kosovën e lirë dhe të pavarur.
“Gjithmonë, e sidomos në përvjetorë si ky, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë për heronjtë e Kosovës dhe familjet e tyre, të cilat dhanë më të dashurit që vendi ynë të frymojë i lirë”, ka shkruar Veliu në Facebook.