Agim Veliu megjithatë do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Nënkryetari i LDK-së e ka konfirmuar për Indeksonline se do të jetë kandidat.
“Po, do të jem pjesë e listës. Nuk kam patur mëdyshje, por që kam qenë deri tani në proces.
Jemi të gatshëm për fitore” ka thënë Veliu.
Burimet e Indeksonline kanë mësuar edhe emrat e tjerë nga LDK e Podujevës që do jenë kandidatë për deputetë.
Përpos Veliut, në listë janë edhe Visar Hoti, Ekrem Hyseni, Fidan Rekaliu, Fatlume Jaha e Zahide Gërvalla.