1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Agjencia italiane thotë se VV do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë me 41%, ja si e përshkruan Albin Kurtin

Rekomandime

Kosovë: Votim i parakohshëm, nacionalisti Kurti në epërsi me 41%

Agjencia italiane e lajmeve ANSA, i ka kushtuar një artikull ngjarjeve poliktike në Kosovë. Agjencia ka cituar sondazhin e kryer nga Instituti PiPOS, duke raportuar se partia e ish-kryeministrit Albin Kurti (Lëvizja Vetëvendosje), do të fitojë 41.10% të votave në zgjedhjet e reja.

- Advertisement -

Sipas sondazhit, e dyta do të dalë Partia Demokratike e Kosovës me 20.80 % të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në vendin e tretë.

ANSA e përshkruan Kurtin si një nacionalist dhe anti-serb, duke përmendur edhe metodat me të cilat LVV-ja ishte përpjekur të ndalonte miratimin e masave, të cilat i konsideronte në kundërshtim me interesat kombëtare.

Shkrimi i plotë i ANSA-s:

- Advertisement -

Në Kosovë, ku zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, një sondazh i parë favorizon Lëvizjen Vetëvendosje (në opozitë) të ish-kryeministrit Albin Kurti, me 41.10% të votave.

Ajo do të ndiqet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ish-presidentit Hashim Thaçi, me 20,80%.

- Advertisement -

Në vendin e tretë, është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kryeministrit në largim Avdullah Hoti.

Sondazhi i opinionit u krye nga Instituti PiPOS, siç raportohet nga mediat rajonale.

Albin Kurti është në pozicione nacionaliste dhe fuqimisht anti-serbe, i njohur për iniciativa ekscentrike dhe spektakolare si ajo e muajve të fundit për të përhapur gaz lotësjellës në sallën e parlamentit disa herë për të parandaluar miratimin e masave që konsiderohen në kundërshtim me interesat kombëtare të Kosovës.

Zgjedhjet e reja të hershme në Kosovë erdhën pas një vendimi nga Gjykata Kushtetuese e cila, duke pranuar një apel të Vetëvendosjes, kohët e fundit zhvleftësoi Qeverinë Hoti, e cila ishte formuar në parlament më 3 qershor.

Në fakt, gjyqtarët e konsideruan të pavlefshëm votën vendimtare të një deputeti, i dënuar së fundmi për korrupsion.

Kjo nuk lejohet me ligj. Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani, e cila mori detyrën e kreut të shtetit pas arrestimit të Thaçit në nëntor për krimet e luftës të UÇK-së, thirri zgjedhjet e parakohshme më 14 shkurt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit