0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Ah sa me gëzime të mëdha ishin ato ditë, javë apo kohëra”, Labinot Tahiri humb familjarin

Rekomandime

“Ah sa me gëzime të mëdha ishin ato ditë, javë apo kohëra”, Labinot Tahiri humb familjarin

- Advertisement -

Këngëtari, Labinot Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se xhaxhai i tij ka vdekur sot në moshën 63-vjeçare.

Tahiri ka njoftuar se xhaxhai i tij, Eshref Tahiri ka vdekur sot në spitalin e Baselit në Zvicër.

Ai ka kujtuar kohërat kur xhaxhai i tij vinte për pushime nga Zvicëra.

- Advertisement -

“Axha, si shumë gurbetqarë emigroi i ri para vitit 1990!

Atje punoi me mund e shpirt sa për ti ndihmuar familjet tona në Ferizaj!

- Advertisement -

Sa herë e kujtojë rininë time , me dalin ata familjarë se bashku me Axhën Eshref- ( AMIGA) , kështu e quanim ne fëmijët, ku me dashuri i numronim ditet e tyre që po vijnë në pushime! Ah sa me gëzime tē mdha ishin ato ditë, javë apo kohera , ku me plot dashuri i tregonim gjithë lagjes se po vijnë;. familjet tona nga gurbeti…qe besa edhe kur vinte ndonje kojshi e që ishte në gurbet u gëzonte e gjithë lagjeja”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

Sot , ndërroi jetë , vëllau i babës ( axha im) Eshref Tahiri!

Axhë i dashur, u prehësh ne paqe!

Shpirti yt i bardhë, ndriqoftë edhe në botën tjetër!

Zoti të shpërbleftë me Parajsë🕊o njeri i mirë🙏🏻

Eshref Raif Tahiri, nga Ferizaj, 63 vjeq,

vdiq, sot , atje në spitalin e Bazelit-Zvicër!

Axha, si shumë gurbetqarë emigroi i ri para vitit 1990!

Atje punoi me mund e shpirt sa për ti ndihmuar familjet tona në Ferizaj!

Sa herë e kujtojë rininë time , me dalin ata familjarë se bashku me Axhën Eshref- ( AMIGA) , kështu e quanim ne fëmijët, ku me dashuri i numronim ditet e tyre që po vijnë në pushime! Ah sa me gëzime tē mdha ishin ato ditë, javë apo kohera , ku me plot dashuri i tregonim gjithë lagjes se po vijnë;. familjet tona nga gurbeti…qe besa edhe kur vinte ndonje kojshi e që ishte në gurbet u gëzonte e gjithë lagjeja😞

Çdo gurbetqarë, na i ngrohte zemrat tona, dhe njëkohesisht na dhuronin edhe siguri ( psiqike), kur e dinim se e kemi dikend në Gurbet e kujdeset për ne!

Fëmijë të axhës, bashkêshorte , dhe ju familje atje në gurbet, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e axhës!

Secili që jeton larg atdheut , familja e tij le të ndjehet krenarë për çdo mund që ata dhuruan për ne.

Gurbeti është i rêndë, sa do që na duket i lehtë…!

Sinqerisht, Labinot Islam Tahiri!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit