0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ahmeti kritikon qasje e Kurtit ndaj SHBA-së, thotë se edhe Haradinaj mendonte të shtyhej me të gjitha fuqitë botërore

Rekomandime

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti njëherit ish bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për IndeksOnline ka treguar se cili është qëndrimi i tij në raport me deklaratat dhe qëndrimet e Kurtit ndaj shteti amerikan. Ai ndonëse nuk ka dashur të hyjë në këtë diskutim, ka theksuar se disa herë e ka thënë vetë që dialogu do të jetë përcaktues , për fatin e çdo qeverie.

Ai ka rrëfyer edhe pjesë nga eksperienca e tij sa ishte pjesë e grupit negociator për dialogun me Serbinë, se për herë të parë në vizitën e tij në Washington kishte parë një angazhim serioz për dialogun Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Nëse nuk e kuptojnë politikanët e Kosovës do të pësojnë, sepse e kam vërejtur kur kam qenë në vizitë dhe në Washingotn në Shtëpinë e Bardh dhe në takim me zotëri Pallmer, dhe çdo kush që ka qenë i administratës amerikane.

Për herë të parë e kam parë një seriozitet në aspektin e dialogut, e i kam thënë edhe këtu edhe zotëri Haradinajt, zotëri Kurtit s’kam pas mundësi, por ju kam thënë se nëse nuk e merrni këtë çështje si prioritet do të pësoni, sepse pa marrë parasysh çfarë mendoni për SHBA kemi të bëjmë me një superfuqi e cila deri tani ka qenë mike dhe i ka prioritet e veta të cilat ne vështirë se mund t’i bëjmë ballë”, ka thënë Ahmeti.

Ai në një rast deklarimet e Kurtit, se tashmë ekziston marrëveshja e gatshme e e cila i jep fund dialogut të Kosovës me Serbinë, i ka quajtur paranoja.

- Advertisement -

Paranojat se ka një marrëveshje se kjo marrëveshje nënshkruhet dhe jo u bo e po na pret ka diçka, unë nuk kam parë asgjë dhe nuk dua të hyjë në ato spekulime, por se kjo i kushton çdo politikani është e qartë ose do t’i kushtojnë Kosovës me përkeqësim të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA dhe këtu nuk besoj a me vetëdije a pa vetëdije edhe zotëri Haradinaj ka pas të njëjtën qasje se mendonte që mund të shtyhet me të gjitha fuqitë botërore me taks dhe anë anën tjetër zotëri Kurti ka pasur disa, nuk e di si do të ja bëjmë. Për mua, si kryetar komunave shëndetit i qytetarëve është mbi të gjitha”, ka theksuar Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit