2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

“Ai shkurt e shqip është arrestuar”, postimi që përpIasi publikisht Valon Sylën me Andin Lokaj

Rekomandime

Analisti Valon Syla, ka pasur një kritikë për gazetarët e sportit që po e ‘amnistojnë’ arrestimin e Agim Ademit, duke e quajtur si ‘ndalim për 48 orë, dhe nuk po cilësohet si arrestim. Ky postim ka bërë që ti del punë me komentatorin dhe gazetarin e sportit, Andin Lokaj, i cili ka reaguar edhe publikisht.

- Advertisement -

Disa gazetar të sportit sot e kanë cilësuar si ‘ndalim për 48 orë’, dhe jo ‘arrestim’ vënien nën pranga të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademin.

E për këtë raportim nga disa gazetarë të sportit, siç i ka quajtur, Syla, ‘të blerë nga Agim Ademi’, ka një këshill, duke thënë se i pari i FFK’së nuk është ndalur për 48, por ‘shkurt e shqip është është arrestuar’.

“Për gazetarët e sportit që i ka ble Agim Ademi e kam një këshillë. Ai nuk po mbahet per 48 orë, qysh po raportoni. Por ai shkurt e shqip është arrestu. A po ju vjen rond me thonë a?

- Advertisement -

Edhe mbas krejt kësaj hala po e mbroni, këtë kriminel të stër dyshimtë a?
Marrja juaj po shihet prej aeroplanit. Mosni se u bëtë horë e po na e boni horë edhe futbollin kosovar”, ka shkruar Syla në Facebook.

E ndaj këtij komenti që si duket i ka ‘djegur’ ka reaguar gazetari i sportit, Andin Lokaj, i cili edhe pse nuk ja ka përmendur emrin ka lënë të nënkuptohet që është për Sylen.

- Advertisement -

Lokaj i ka reaguar, pa ia përmendur emrin, por duke e vizatuar përmes një postimu.

“Dikush paska shkrujt se gazetarët e sportit nuk duhet t’a mbrojnë Presidentin e FFK-së Agim Ademin. Ky kvazi gazetar e ka bo fet në punën e vet e po i mson gazetarët e sportit qka duhet me mbrojt e qka me kritiku. Çifti i këtij “gazetari” e ka pru Kosovën ktu ku është në fukarallak me debate koti për çdo mbrëmje dhe mendon se edhe populli duhet të jetë depresiv si analizat e tij”, ka shkruar Lokaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit