3.8 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Ajazaj: Lladrovci dyshohet se është dëshmitar kundër Thaçit e Veselit në Hagë

Rekomandime

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Demokratët për Drenasin, Driton Ajazaj, po vlerëson se kundërkandidati i tij, Ramiz Lladrovci, ka humbur besimin e qytetarëve në balotazh.

Ajazaj në Info Magazine deklaroi se Lladrovci po gënjen se e ka marrë mbështetjen e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nëpërmjet një bisede telefonike nga Haga.

- Advertisement -

“Zotëri Lladrovci duke nuhatur humbjen që është duke e pritur më 14 nëntor është duke u orvatur dhe manipuluar”.

”Por, qytetarët nuk i besojnë më. Në asnjë mënyrë nuk besojmë se ka biseduar pasi ata [ish-krerët e UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë] i kanë të kufizuara thirrjet telefonike – askush nuk i beson më Lladrovcit bile javë më parë e demantoi veten për këtë gjë”.

Ajazaj mes tjerash vlerëson se Lladrovci dyshohet të jetë dëshmitar kundër tyre në Hagë.

- Advertisement -

“Nuk i di raportet e tyre personale por përfolet se ky mund të jetë njëri nga dëshmitarët e tyre dhe për mua është e pakuptimtë që të thirret në biseda telefonike kur i dalin dhjetëra incizime ku ky mund të jetë dëshmitar potencial kundër tyre. Kam dëgjuar se në tetor ka qenë në Hagë por këtë mund ta konfirmojë vetëm ai. Nuk ka mundësi që të ketë kontakte – është mashtrim publik që po tenton ta bëjë por do të humbet”.

“Ky po e shfrytëzon gjendjen e tyre që padrejtësisht gjenden atje. Duke e ditur që regjioni ynë është i lidhur shumë më ish-krerët e UÇK-së ky [Lladrovci] po e shfrytëzon këtë por që do të humbet”, deklaroi Ajazaj

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit