Është prishur qetësia te Arsenali.
Të dielën mbrëma, Arsenali u përball me Crystal Palace.
‘Topçinjtë’ e nisën mirë duke shënuar dy gola të shpejtë, dhe u mendua se do të jetë natë feste. Por, deri në fund pranuan dy gola dhe në fund barazuar 2-2 dhe doli të jetë natë e paharrueshme, natë që ka prishur gjithçka te Arsenali.
Gjithë vëmendjen e mori mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili nuk e priti mirë zëvendësimin dhe është përcjell me vërshëllima të shumta nga tifozët jashtë fushës së lojës, derisa i irrituar me veprimin e tyre – ai reagoi ashpër ndaj tifozëve.
Ai i nervozuar përshëndeti paksa trajnerin, derisa me nervozizëm e hoqi fanellën.
Natyrisht, gjithçka që ndodhi brenda pak sekondave në ‘Emirates’, e shtangu krejtësisht Emeryn, siç shihet edhe në videon më poshtë.
Should Granit Xhaka remain @Arsenal captain?
— Sky Sports News (@SkySportsNews) October 28, 2019