Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Këtë për GazetaBlic e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Bazuar në statistikat ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 52 aksidente, 21 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar.